Nuk mbahet me zor dashuria”, Ilnisa Agolli eliminohet nga Big Brother VIP Albania 07 Prill, 2024 07:19 Ilnisa Agolli Madhësia e tekstit: Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play “E fitova ‘Big Brother’-in, sepse fitova dashurinë”, u shpreh Ilnisa Agolli pasi la shtëpinë. Në një reflektim për lojën e saj, moderatoja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”. “I kërkoj ndjesë publikut për ndonjë keqkuptim. Aty je nën presion. Duket si klishe, por fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Kam pengjet e mia, mënyrën si u përfshiva më shumë se duhet. Por, jam natyrë emocionale. Unë vërtet humba, por fitova mjaftueshëm”, tha ajo. Me një batutë, Ilnisa iu përgjigj edhe dyshimeve që raportin e saj me Meritonin: “Kollën, dashurinë dhe tështimën nuk i mban dot. Nuk mbahet dot dashuria”.
Comments
Post a Comment